Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni fiton ndeshjen e mbetur

Raphael Guerreiro ka shënuar gol në minutën e 46-të për fitoren e rëndësishme të Bayernit.

Të mërkurën mbrëma, kampioni gjerman fitoi 1:0 ndaj Union Berlinit.

Ndeshja ishte e mbetur dhe i takoi xhiros së 13-të të Bundesligës. Bayerni është kthyer te fitorja pas humbjes shokuese nga Werder Bremeni fundjavën e kaluar.

Bayerni është i dyti me 44 pikë nga 18 ndeshje. Udhëheq Bayer Leverkuseni me 48 pikë nga 18 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm