Bayern Muncheni ka vazhduar me formën e mirë në Bundesligën gjermane.
Bayerni të shtunën e ka fituar derbin ndaj Bayer Leverkusenit me rezultatin bindës, 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së nëntë.
Serge Gnabry e shënoi golin e parë në minutën e 25-të.
Gjashtë minuta më pas, Nicolas Jackson, ishte realizatori i golit të dytë.
Mbrojtësi francez, Loic Bade, shënoi autogol në minutën e 44-t për 3:0.
Bayerni vazhdon të jetë lider me 27 pikë. Leverkuseni e zë vendin e pestë me 17 pikë.
Të dy skuadrat të mërkurën kaluan në një të tetën e finales në Kupë të Gjermanisë.
Leverkuseni e eliminoi Paderbornin, kurse Bayerni fitoi ndaj Kolnit.