Pas tri disfatave të njëpasnjëshme në të gjitha garat, Bayer Leverkuseni, të shtunën mbrëma është kthyer te fitorja.
Leverkuseni në kuadër të xhiros së 19-të të Bundesligës gjermane fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores për Leverkusenin e shënoi ish-mbrojtësi i njohur i Real Madridit, Lucas Vazquez, në minutën e 37-të.
Leverkusenit iu anulua edhe një gol i sulmuesit Patrik Schick në minutën e 12-të për shkak të prekjes me dorë të topit.
Leverkuseni ka mbetur prapa në garën për titull kampioni. Ka 32 pikë në pozitën e gjashtë. Lider është Bayern Muncheni me 50 pikë.
Bremeni është duke luftuar për mbetje në elitë. Numëron 18 pikë në vendin e 15-të.