Derbi më i madh i futbollit gjerman i ka takuar skuadrës së Bayern Munchenit.
Bayerni e mposhti Borussia Dortmundin në “Signal Iduna Park” me përmbysje të rezultatit 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e zhvilluar të shtunën i takoi xhiros së 24-t të Bundesligës gjermane.
“Verdhezinjtë” e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin që e realizoi Nico Schlotterbeck në minutën e 26-të.
Bayerni i barazoi shifrat në minutën e 54-t me golin që e shënoi Harry Kane nga penalltia.
Kane e shënoi edhe golin e epërsisë 2:1 në minutën e 70-të.
Dortmundi e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 83-të. Autor i golit ishte Daniel Svensson.
Katër minuta më pas, mesfushori Joshua Kimmich, e realizoi golin e fitores për bavarezët.
Bayerni me këtë fitore është shkëputur edhe më shumë në tabelë. Është lider me 63 pikë. Dortmundi renditet një pozitë më poshtë me 52 pikë.
Bayerni është duke shkuar në hapa shumë të mirë për të fituar sërish titullin e kampionit.