Futboll

Bayerni e fiton derbin gjerman dhe shkëputet në tabelë

Harry KAne

Derbi më i madh i futbollit gjerman i ka takuar skuadrës së Bayern Munchenit. Bayerni të shtunën mbrëma në “Allianz Arena” fitoi 2:1 ndaj Borussia Dortmundit. Ndeshja i takoi javës së shtatë të elitës gjermane. Bayerni me këtë fitore është shkëputur lartë në tabelë. Bayerni vazhdon të jetë lider me 21 pikë. RB Leipzigu ka 16 pikë në vendin e dytë kurse Dortmundi renditet në pozitën e katërt me dy pikë më pak.

Harry Kane e kaloi në epërsi Bayernin në minutën e 22-të. Për sulmuesin anglez ky ishte goli i 19-të këtë edicion në të gjitha garat. Ai është duke treguar formë të lartë. 

Për 2:0 realizoi Michael Olise në minutën e 79-të. Ndërsa pesë minuta më pas, Julian Brandt, e shënoi golin e vetëm për “verdhezinjtë”.

Për Bavarezët kjo ishte fitorja e dhjetë radhazi në të gjitha garat. 

Ndërkohë për Dortmundin ishte disfata e parë pas nëntë ndeshjeve.