Bayern Muncheni nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Mainzit.
Bayerni të shtunën mbrëma e mposhti Mainzin në udhëtim me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës gjermane.
Bayerni vazhdon të jetë njëra prej skuadrave që ende nuk njeh humbje këtë edicion në elitën e futbollit gjerman.
Është lider me 21 pikë. Ka gjashtë fitore dhe tri barazime.
Joshua Kimmich realizoi për 1:0 në minutën e 14-të. Golin e dytë e shënoi Lennart Karl në minutën e 57-të.
Në të dy golat asistimet i bëri fituesi i “Topit të Artë”, Harry Kane.
Ndërsa golin e vetëm të Mainzit e realizoi Phillip Tietz.
Ndërkohë për Mainzin ishte disfata e pestë, krahas tri fitoreve dhe një barazimi.
Numëron dhjetë pikë dhe renditet në mesin e tabelës.