Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga Vlora përfaqësuesit shtetërorë japin mesazhe për ta ruajtur e forcuar unitetin kombëtar

28 nentori 2026

Shqiptarët të shtunën kremtuan Ditën e Flamurit. Ceremonia qendrore u organizua në Vlorë, aty ku 114 vjet më parë u ngrit flamuri kuqezi dhe Shqipëria u shpall shtet i pavarur

Mesazhe për ta ruajtur e përforcuar unitetin kombëtar janë dhënë të shtunën në Vlorë, aty ku 114 vjet më parë u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Në këtë 28 Nëntor, në ceremoninë e ngritjes së flamurit, nderime kanë bërë bashkërisht përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë e edhe të Kosovës – presidentët Bajram Begaj e Justina Pula Shiroka, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti, si dhe kryeparlamentari Niko Peleshi.

Ata kanë bërë nderime dhe kanë vënë kurora lulesh te Monumenti i Pavarësisë.

Në ceremoni kanë munguar fjalimet. Urimet e mesazhet ata i kanë përcjellë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Presidenti Begaj ka folur për më shumë përparim.

Edhe Nderohet sakrifica e familjes Jashari dhe e UÇK-së Arbëri Nderohet sakrifica e familjes Jashari dhe e UÇK-së

“Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Begaj.

E, presidentja Shiroka Pula ka dhënë mesazh për ta forcuar lidhjen kombëtare.

“Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori. Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, ka deklaruar presidentja e Kosovës.

Ndryshe nga ta, kryeministri Rama është treguar i shkurtër. Në 28 Nëntorin, për të cilin ka thënë se është më i afërti me Evropën e Bashkuar, ka uruar fundjavë të gëzuar.

E, kryeministri Kurti ka qenë më i gjatë se të tjerët, duke përcjellë një mesazh për rrugëtimin historik drejt Pavarësisë, me theks te telegramet që paraprinë shpalljen e saj.

Edhe Ngritja e flamurit në Vlorë bën bashkë Begajn, Osmanin e Ramën LAJMET E MBRËMJES Ngritja e flamurit në Vlorë bën bashkë Begajn, Osmanin e Ramën

“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale, nga ati te e bija, nga nëna te i biri, nëpër zjarre betejash të panumërta dhe në fund nga një zyrë telegrafike në tjetrën, që një ditë nëntori të shohim atë Flamur të ringrihet pas 469 vjetësh, po më 28 nëntor, mbi një godinë të Vlorës, ashtu si ishte ngritur dikur në kështjellën e Krujës së Skënderbeut”, ka shkruar Kurti.

Pas ceremonisë te Monumenti i Pavarësisë, krerët shtetërorë janë përshëndetur edhe me qytetarë, të cilët të shumtë në numër iu bashkuan festimeve për shënimin e 28 Nëntorit. E, në mbrëmje, në Tiranë është bërë edhe pritja shtetërore.