Me nderime shtetërore është rivarrosur ish-doktori Adem Ademi, i cili ka figuruar i zhdukur që nga lufta, ndërsa mbetjet mortore të trupit të tij janë gjetur sivjet, në një varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut.
Ai i përket grupit prej 23 intelektualëve nga Mitrovica e Skenderaj, që ishin marrë dhe ekzekutuar nga forcat serbe, ndërsa trupat i kanë varrosur në tri lokacione të ndryshme.
Homazhet në nderim të figurës së Ademit janë mbajtur në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Ndërkaq, para varrimit është organizuar edhe mbledhja komemorative, ku është kujtuar kontributi i doktor Ademit si intelektual, atdhetar dhe humanist.