Samsunspori ka shfaqur interesim për Milot Rashicën, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Beshiktashit.
Beshiktashi është duke e shqyrtuar mundësinë e ndarjes me Rashicën gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Sipas raportimit të mediumit turk, “Bitlisdogruhaber”, në rast se nuk paraqitet ndonjë ofertë për Rashicën, mund të shqyrtohet edhe mundësia e ndërprerjes së kontratës.
30-vjeçarit Rashica kontrata me Beshiktashin i skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Rashica mund të luajë në disa pozita në repartin ofensivë dhe konsiderohet një alternativë për Samsunsporin.
Ndërkohë, presidenti i Samsunsporit, Yuksel Yildirım, ka bërë të ditur se klubi synon të përforcohet me së paku me katër futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ai ka përmendur edhe mundësinë e largimit të dy ose tre futbollistëve të huaj për t’u krijuar hapësirë për përforcimet e reja.
Sulmuesi nga Vushtrria nuk po ka hapësirë të madhe te Beshiktashi. Kryesisht po luan si rezervist.
Ai këtë edicion në Superligën e Turqisë ka luajtur vetëm 28 minuta. Ndërsa e ka një gol të shënuar në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Rashica pjesa e Beshiktashit është nga viti 2023 kur ishte transferuar nga Norwich City për 5.2 milionë euro.