Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka thënë se mozaiku i Nënës Terezë do të vendoste sot më 28 nëntor, pavarësisht se një gjë e tillë iu ndalua në shesh paradite.
“Mozaiku i Nënë Terezës vendoset sot më 28 Nëntor. Festa nuk ndalet në Prishtinë!” ka shkruar ai pa dhënë detaje të tjera.
Sot gjatë ditës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarë komunalë janë përplasur me Policinë e Kosovës në sheshin kryesor të kryeqytetit lidhur me vendosjen e muralit (mozaikut) 15 mijë eurosh të Nënë Terezës në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, punime të cilat, siç u tha nga Policia, janë pezulluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit deri në një vendim të gjykatës.
Rama në anën tjetër thoshte se bëhet fjalë për bllokim politik.
Përplasja mes Ramës dhe Policisë për vendosjen e muralit të Nënë Terezës, ndalohen punimet
Ndalohen punimetMe vendim të Prokuroris të Shtetit, punimet janë ndaluar deri në një vendim të gjykatës. ...-
Prokuroria ndalon punimet për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në shesh
-
Autori i muralit të Nënë Terezës: Ajo nuk e meriton një trajtim të tillë
-
Përplasja mes Ramës dhe Policisë për vendosjen e muralit të Nënë Terezës, ndalohen punimet
-
Rama thotë se Policia e ndaloi vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh
-
Rama: Nëse vendimi i Prokurorisë është negativ, punimet vazhdojnë deri në arrestim