Numri i vogël i lojtarëve italianë në Serie A e ka detyruar Roberto Mancinin të ftojë lojtarë të rinj, të cilët nuk kanë shumë eksperiencë në nivelin ndërkombëtar.
Kështu ka thënë përzgjedhësi i Italisë të shtunën, në një intervistë dhënë për “Gazzetta dello Sport”.
Mancini ka ftuar disa tinejxherë për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve, përfshirë të rinjtë si Riccardo Cassano dhe Simone Lontani.
Italia, katër herë kampione e botës, nuk është kualifikuar në tri edicionet e fundit të ngjarjes globale.
Italia e mposhti Francën, por nuk arriti ta sigurojë çerekfinalen e Ligës së Kombeve pas humbejs 4:1 nga Belgjika.
“Jam detyruar të ftojë lojtarë të rinj, pasi numri i lojtarëve italianë në Serie A ka rënë në 30 për qind. Janë shifra turpëruese. Nuk kam pasur zgjidhje tjetër por të kërkojë lojtarë të rinj me potencial për zhvillim”, ka thënë Mancini në intervistën e publikuar të shtunën.
Mancini e ftoi edhe 20-vjeçarin Alphadjo Cisse, që ka shënuar 10 gola për Milanin në këtë sezon. Ai ishte debutues ndaj Belgjikës.
“Klubet nuk kanë interesim për përfaqësuesen, e cila duhet ta gjejë vetë zgjidhjen. Nuk ka kohë për ankesa për këtë situatë që ka ekzistuar në 20 vjetët e fundit. Duhet të kërkojmë lojtarë të rinj dhe t’ua japim rastin për eksperiencë, edhe nëse kjo do të thotë se mund të humbim disa ndeshje”, është shprehur Mancini.