Bayern Muncheni ka bërë tjetër hap të gabuar në garën për titull kampioni në Gjermani.
Bayerni të shtunën mbrëma është ndalur në barazim pa gola nga Hamburgu në udhëtim, në ndeshjen që i takoi xhiros së 11-të të Bundesligës gjermane.
Për Bayernin ishte barazimi i dytë rresht në kampionat, pasi që edhe në xhiron e kaluar u ndal nga Kolni.
Ndërkohë, Bayerni të mërkurën pësoi disfatë edhe nga Lille me rezultatin 2:1 në Ligën e Kampionëve.
Bayerni në ndeshjen ndaj Hamburgut nga minuta e 44-t luajti me një futbollist më pak në fushë.
Kapiteni Joshua Kimmich u ndëshkua direkt me karton të kuq pas përplasjes që kishte me Alexander Rossing-Lelesiitin.
Gjermani Kimmich e tërhoqi për flokësh norvegjezin 19-vjeçar.
Për Bayernin është barazimi i pestë këtë edicion, krahas gjashtë fitoreve. Ende nuk di për humbje. Ka 23 pikë dhe është lartë në tabelë.
Hamburgu ka 13 pikë dhe është poshtë në rënditje.