Bayern Muncheni i realizoi pesë gola në pjesën e dytë për t’i fituar pikët e plota të shtunën në ballafaqimin ndaj RB Leipzigut.
Bayerni në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës gjermane e mposhti Leipzigun në udhëtim me përmbysje të rezultatit 5:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeipzigu e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e realizoi Romulo Cardoso në minutën e 20-të.
Bavarezët shënuan pesë gola në pjesën e dytë për fitoren e 16-të këtë edicion.
Sulmuesi gjerman, Serge Gnabry, i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 50-të.
Golin e epërsisë 2:1 e shënoi sulmuesi anglez, Harry Kane, në minutën e 67-të.
Për 3:1 shënoi qendërmbrojtësi Jonathan Tah në minutën e 83-të.
Golin e katërt e shënoi Aleksandar Pavloviq në minutën e 85-të. Tre minuta më pas, francezi Michael Olise e shënoi golin e fundit.
Bayerni është lider me 50 pikë. Leipzigu ka 32 pikë në pozitën e katërt.