Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, ka shpallur listën për ndeshjen me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 27 nëntor në Mitrovicë.
Te “Dardanët” rikthehet amerikani i natyralizuar Scott Bamforth, që aktivizohet te skuadra franceze Le Mans.
Bamforth do t’i bashkohet ekipit gjatë ditëve në vazhdim.
Në këtë listë ndodhen 13 basketbollistë, ku më pas do të reduktohet në 12 lojtarë për sfidën ndaj norvegjezëve, që është e vlefshme në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.
Basketbollistët e tjerë të ftuar janë edhe: Dardan Berisha, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva, Mikaile Tmusiq dhe Arti Hajdari.
Edhe
Norvegjezët erdhën për fitore në Mitrovicë, Kosova ka plane të tjera
Ndeshjen e parë Kosova e humbi ndaj Norvegjisë me rezultatin 86:77.
Kosova është në grupin C dhe pas dy ndeshjeve renditet në pozitën e parë me tri pikë. Ka një fitore dhe një disfatë.
