Manchester City e ka pësuar disfatën e dytë radhazi në Premier Leaguen e Anglisë.
City është mposhtur të shtunën edhe nga Brightoni në shtëpi me rezultatin 1:0. Ndeshja i takoi javës së nëntë.
Skuadra e Enzo Marescas xhiron e kaluar u mposht edhe nga Aston Villa.
Mesfushori suedez, Yasin Ayari, e realizoi golin e fitores për Brightonin në minutën e 11-të.
City deri në fund tentoi ta barazonte rezultatin, por pa sukses.
City ka 21 pikë në krye të tabelës, dy më pak ka Brightoni i treti.