Mbrojtësi i krahut, Alejandro Balde, së shpejti pritet të firmosë kontratë të re me skuadrën e Barcelonës, ka bërë të ditur “Mundo Deportivo” të enjten.
Mësohet se Balde ka pranuar ofertën e Barcelonës dhe zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet brenda këtij muaji.
Me kontratën e re, 19-vjeçari do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2027 dhe do të ketë një klauzolë të lartë lirimi.
Balde para fillimit të këtij sezoni është promovuar në ekipin e parë të Barcelonës, ku ka regjistruar 16 paraqitje dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.
Kontrata aktuale i skadon atij në verën e vitit 2024.
Artikuj të ngjashëm