Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Araujo me kontratë të re te Barça

Mbrojtësi Ronald Araujo pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me Barcelonën, ka raportuar “Mundo Deportivo” të hënën.

Bëhet e ditur se palët pothuajse kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Paraqitjet e mira të Araujos, kanë bërë që Barcelona t’ia ofrojë kontratën e re 24-vjeçarit. Kontrata aktuale i skadon në vitin 2026, ndërsa me kontratën e re, Araujo do të jetë pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit 2029.

Araujo prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira. Në 9 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Araujo ka shënuar edhe 1 gol.

Artikuj të ngjashëm