Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli e huazon Araujon nga Barcelona

Ronald Araujo

Mbrojtësi Ronald Araujo do të paraqitet për Liverpoolin gjatë edicionit 2026/2027.

Huazimi i uruguaianit nga Barcelona te Liverpooli është kompletuar të hënën.

“Mezi pres të filloj. Jam shumë, shumë i lumtur”, tha për faqen e klubit anglez 27-vjeçari, i cili do ta bartë fanellën me numrin 33.

“Mendoj se ishte një lëvizje që ishte e nevojshme për mua. Sapo dëgjova për interesin e Liverpoolit, gjithçka u vu në veprim shumë, shumë shpejt”.

Reprezentusi i Uruguait luajti për herë të parë te Barcelona në edicionin 2020/2021.

Edhe Liverpooli zyrtarizon Munozin Futboll Liverpooli zyrtarizon Munozin

Ai për Barcelonën ka shënuar 14 gola në 213 paraqitje. Ka fituar tre tituj, dy Kupa të Mbretit dhe tre Superkupa të Spanjës.

Për Uruguain ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar një gol.