Liverpooli e ka transferuar futbollistin e krahut të majtë të Osasunas, Victor Munozin, pasi e ka paguar klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurove.
22-vjeçari që është pjesë e Spanjës në Kupën e Botës, i kreu testet mjekësore në SHBA, me stafin mjekësor të Liverpoolit.
Munozi mund të luajë edhe në krahun e djathtë.
Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me “të kuqtë”.
Munozi i pati shtatë gola të shënuar e pesë asistime në 36 paraqitje në sezonin e kaluar për klubin spanjoll.
Ai është transferimi i parë i verës, për trajnerin Andoni Iraola. Iraola e zëvendësoi Arne Slotin më herët gjatë këtij muaji.
Munozi është rritur në Akademinë e Barcelonës “La Masia”, ndërsa më vonë iu bashkua Real Madridit. Për të kishin shprehur interesim edhe Barcelona dhe Newcastle.