Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona i cakton çmimin Araujos

Duke pasur parasysh interesimin e fortë të Bayern Munichut dhe disa skuadrave angleze për mbrojtësin Ronald Araujo, te Barcelona kanë marrë vendim për të ardhmen e tij. Barcelona tashmë i ka caktuar çmimin uruguaianit, i cili ka kontratë me klubin nga “Camp Nou” deri në verën e vitit 2026.

Për ta lënë të lirë Araujon këtë muaj apo në verë, Barcelona po kërkon hiç më pak se 80 milionë euro dhe tashmë ka njoftuar ekipet e interesuara për shërbimet e tij. 24-vjeçari në vitin 2020 ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës dhe është njëri ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga.

Në 20 ndeshje të luajtura këtë edicion, Araujo ka kontribuar edhe me një gol për Barcelonën në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm