Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për Araujon

Bayern Munichu ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo, ka raportuar “Sky Sport Germany” të martën.

Bëhet e ditur se Bayerni po përgatit ofertën për ta bindur Barcelonën në lirimin e tij në fund të edicionit. Araujo pëlqehet shumë nga klubi gjerman, i cili është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për kartonin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç te Barcelona dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Këtë edicion Araujo ka 11 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në të gjitha garat, ndërsa te Bayerni po shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen. Ai ka edhe 16 ndeshje dhe 1 gol të shënuar për Uruguain.