Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me ofertë të çmendur për Araujon

Bayern Munichu do të bëjë të pamundurën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo.

Uebfaqja spanjolle “Sport” ka raportuar të martën se Bayerni ka njoftuar Barcelonën se është gati të ofrojë një shumë të çmendur për transferimin e Araujos.

Në fakt, thuhet se Bayerni është i vendosur të paguajë më shumë para për Araujon sesa që pagoi për transferimin e sulmuesit Harry Kane nga Tottenhami. Për kartonin e Araujos, Bayerni është gati të ofrojë të paktën 100 milionë euro pasi 24-vjeçari po shihet si përforcim i madh për mbrojtjen.

Araujo ka refuzuar rinovimin e kontratës me Barcelonën dhe Bayerni po shpreson ta bindë për t’u transferuar në Gjermani.

Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me ekipin spanjoll, si dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.

Artikuj të ngjashëm