Mbrojtësi i krahut, Alejandro Balde pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës ka shkruar “Mundo Deportivo” të martën. Mësohet se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 20-vjeçarin, pasi trajneri Xavi Hernandez nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij.
Thuhet se për kartonin e Baldes, Barcelona po kërkon rreth 30 milionë euro duke pasur parasysh se ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2028.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBalde në verën e vitit të shkuar u promovua në ekipin e parë të Barcelonës, ndërsa këtë edicion ka 18 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me një asistim. Gjithashtu, Balde ka edhe tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.