Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balde rinovon me Barcelonën

Balde

Mbrojtësi i krahut, Alejandro Balde, do të jetë pjesë e Barcelonës edhe për një periudhë të gjatë. “Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se 19-vjeçari në parim ka arritur marrëveshje me Barcelonën për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin tjetër.

Me rinovimin e kontratës, që pritet të bëhet zyrtare këtë muaj, Balde do të mbetet te Barcelona deri në vitin 2027.

Gjithashtu, ai do ta ketë të përfshirë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh.

Balde para fillimit të këtij sezoni është promovuar në ekipin e parë të Barcelonës, ndërsa deri më tani ka 6 asistime në 35 paraqitje.