Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balde rinovon kontratën me Barcelonën

Balde

Mbrojtësi i krahut, Alejandro Balde do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës edhe për një periudhë të gjatë. Balde të mërkurën e ka rinovuar kontratën edhe për katër vjet me ekipin nga La Liga.

Me rinovimin e kontratës, Balde do të mbetet te Barcelona deri në verën e vitit 2028. Balde vlerësohet lart nga trajneri Xavi Hernandez, duke pasur parasysh se 19-vjeçari është produkt i akademisë “La Masia”.

Këtë edicion, Balde ka regjistruar 5 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat. Ai është pjesë e ekipit të parë prej verës së shkuar, ndërsa deri më tani, Balde ka regjistruar edhe 6 ndeshje me Përfaqësuesen e Spanjës.