Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balde me kontratë të re

Njëri prej lojtarëve më premtues të Barcelonës, Alejandro Balde, do të jetë pjesë e ekipit edhe për një periudhë të gjatë.

“Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se Balde tashmë ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Barcelonën, e cila do të zyrtarizohet brenda këtij muaji. Me kontratën e re, 19-vjeçari do të mbetet te Barcelona deri në vitin 2027 dhe do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh.

Mbrojtësi i krahut të majtë është produkt i akademisë së Barcelonës, ndërsa këtë vit ka debutuar me ekipin e parë.

Deri më tani, Balde ka regjistruar 41 paraqitje për Barçën, ku ka kontribuuar me një gol dhe 7 asistime. Ai gjithashtu edhe vitin e shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Spanjës, me të cilën ka 5 ndeshje të luajtura.