Sport

Arsenali barazon në derbin e zjarrtë të Londrës

Arsenali dhe Tottenhami kanë barazuar në derbin e zjarrtë të Londrës.

Të dielën në Premier League, Arsenali e Tottenhami barazuan me rezultatin 2:2.

Vendësit kaluan në epërsi me autogolin e Cristian Romeros.

Megjithatë, Heung-Min Son barazoi shifrat tre minuta para se skuadrat të shkonin në pushim.

Pas rikthimit në fushë nga pushimi, Bukayo Saka realizoi tjetër gol për Arsenalin në minutën e 54-t, për epërsinë 2:1.

Vetëm një minutë zgjati gëzimi i “revolveristëve”, pasi Son shënoi tjetër gol për rezultatin final të ndeshjes.

Pas gjashtë ndeshjeve, Tottenhami i katërti dhe Arsenali i pesti, kanë nga 14 pikë.