Arsenali e ka fituar derbin ndaj Chelseat dhe ka mbajtur diferencën e pikëve me përcjellësin e parë në tabelën e Premier Leagues, Manchester Cityn.
Të dielën “topçinjtë” e fituan 2:1 kryendeshjen e xhiros së 28-të të elitës angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWilliam Saliba shënoi për 1:0 në minutën e 21-të. Piero Hincapie shënoi autogol në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për 1:1.
Ndërkohë golin e fitores për Arsenalin e realizoi Jurrien Timber në minutën e 66-të.
Chelsea luajti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 70-të.
Portieri i Arsenalit, David Raya, bëri pritje vendimtare në minutat shtesë.
Arsenali është i pari në tabelë me 64 pikë nga 29 ndeshje. Manchester City mban vendin e dytë me 59 pikë nga 28 ndeshje. Chelsea renditet i gjashti me 45 pikë.