Manchester City e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 31-të në Premier League.
Ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma, City e fitoi 3:0 ndaj Crystal Palacet, me golat e Antoine Semenyos, Omar Marmoushit dhe Savinhos.
City tani me 77 pikë në vendin e dytë, është vetëm dy pikë larg Arsenalit lider.
Në Premier League kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.
City më 16 maj e luan finalen e Kupës FA ndaj Chelseat, para se të luajë në Premier League në udhëtim te Bournemouthi dhe në shtëpi ndaj Aston Villas.