Përzgjedhësi Franco Foda dhe Dion Gallapeni janë të pranishëm në konferencën për shtyp te Kosova para ndeshjes së parafundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.
Kosova luan ndaj Izraelit të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 15:00.
Deklaratat e dhëna në konferencë:
Franco Foda:
“Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraelit. Kemi punuar mirë dhe e kemi stërvitjen përfundimtare, do t’i stërvitim pjesët taktike. Kemi mungesa por kemi mjaftueshëm lojtarë në dispozicion. Ju besojmë atyre. Mund të ketë ndonjë befasi që mund të ftohet”
Dion Gallapeni:
Edhe
Izraeli e respekton Kosovën, por synon fitore në “Fadil Vokrri”
“Atmosfera është mjaftë e mirë, janë ndeshje të rëndësishme. Ka pasur intensitet në stërvitje dhe shpresojmë në rezultat pozitiv”.
Franco Foda:
“Fusha është në gjendje të mirë, më mirë se në duelin ndaj Austrisë. Izraeli nuk ka pse të ankohet”.
Franco Foda:
“Të gjithë lojtarët e rinj që kanë ardhur qoftë Kamberi, Enisi apo Kurtulushi, i kemi përcjellë. Na kanë lënë përshtypje të mirë. Mund të ndodh qe ndonjëri prej tyre të jetë ne formacion”.
Edhe
Kosova vazhdon përgatitjet, fokusi te taktikat e lojës
Franco Foda:
“Izraeli ka ekip të mirë dhe të përgatitur mirë. Ndeshjet e kaluara ishin me rezultat të ngushtë. Të gjitha ndeshjet ishin afër njëra-tjetrës. Duhet të luajmë në nivelin më të lartë për të fituar”.
Franco Foda:
“Jam i lumtur për Lutfi Dalipin. Jam i lumtur që i ka thënë po Kosovës”.
Edhe
Plani i Izraelit për ndeshjen në Prishtinë
Franco Foda:
“Formacioni nuk varet nga mungesat. Ne kemi disa ide të qarta para ndeshjes fhe sipas ideve marrim vendimet”.