Ka nisur konferenca e Kosovës para ndeshjes kundër Izraelit në Ligën e Kombeve.
Në konferencën e mbajtur në Debrecen flasin përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe futbollisti Ilir Krasniqi.
Foda: Nuk është ndeshje vendimtare
“Nuk mund të them se kjo ndeshje është vendimtare, por është shumë e rëndësishme për ne. E rëndësishme është të shohim si do t’i qasemi ndeshjes. Është një nga ndeshjet që do të bëjë ndryshime nga ndeshja paraprake”.
Foda flet për gjendjen e portierit Muriq
“Ai ka pësuar një lëndim me ndeshjen ndaj Austrisë. Ka munguar, por do të shohim sonte nëse do të jetë gati për nesër apo jo”.
Krasniqi thotë se kanë analizuar pikat e forta të Izraelit
“Fillimisht nesër është ndeshje e vështirë, pasi Izreaeli ka ekip të fortë dhe luan mirë teknikisht. I kemi parë pikat e forta dhe shpresojmë të qasemi mirë në fushë. Kemi nevojë gjithmonë për përmirësime dhe mësojmë nga loja e kaluar. Nga Austria kemi mësuar të jemi kompakt dhe nesër në fushë të paraqitemi si është më së miri”.
Foda për ndeshjen kundër Izraelit
“Izraeli është një përfaqësuese e vëshitrë. Pavarësisht rezultateve ka treguar se është përfaqësuese e mirë. Ka futbollist teknik, të shpejtë dhe me lojtarë të fortë individual. Presim ndeshje të fortë, por ne do të mundohemi të jemi sa më agresiv në këtë përballje”.