Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Foda për ndeshjen kundër Izraelit

Foda

Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, në konferencë për media të mërkurën, ka thënë se ndaj Izraelit të enjten do të jetë ndeshje mjaft e fortë. 

Kosova luan të enjten në Hungari ndaj Izraelit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Kosova fitoi 1:0 ndaj Irlandës dhe humbi 3:1 ndaj Austrisë. Izraeli i ka humbur dy ndeshjet e para, 3:1 ndaj Austrisë e 3:0 ndaj Irlandës. 

“Izraeli është një përfaqësuese e vëshitrë. Pavarësisht rezultateve, ka treguar se është përfaqësuese e mirë. Ka futbollist teknik, të shpejtë dhe me lojtarë të fortë individual. Presim ndeshje të fortë, por ne do të mundohemi të jemi sa më agresiv në këtë përballje”, tha Foda. 

Lexo përditësimet tjera
Konferenca

LIVE: Konferenca e Kosovës, flasin Foda e Krasniqi

Ka nisur konferenca e Kosovës para ndeshjes kundër Izraelit në Ligën e Kombeve.Në konferencën e mbajtur...