Goli i shënuar nga Mikel Merino e ka vendosur derbin ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat.
Arsenali të dielën pasdite e mposhti Chelsean në shtëpi me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 29-të të Premier Leagues.
Golin e fitores për vendësit e realizoi mesfushori me tipare sulmuese, Merino, në minutën e 20-të.
Për Arsenalin ishte fitorja e parë pas dy barazimeve radhazi në ligë.
Ndërkohë për Chelsean ishte disfata e parë pas katër fitoreve radhazi në të gjitha garat.
Arsenali është në pozitën e dytë me 58 pikë.
Lider është Liverpooli me 70 pikë.
Chelsea e zë vendin e katërt me 49 pikë.