Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore bindëse e Arsenalit në derbi

Arsenal

Arsenali e ka fituar bindshëm derbin e Londrës ndaj Tottenham Hotspurit me rezultatin 4:1. 

Me këtë fitore, Arsenali i dha fund ecurisë prej dy barazimeve radhazi në kampionat. 

Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma i takoi xhiros së 27-të të Premier Leagues. 

Eberechi Eze i kaloi në epërsi “Topçinjtë” në minutën e 32-të. Dy minuta më pas, Randal Kolo Muani i barazoi shifrat në 1:1. 

Viktor Gyokeres e shënoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 47-të. 

Anglezi Eze e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 61-të. Goli i katërt u shënua sërish nga suedezi Gyokeres në minutën e 94-t. 

Kroati Igor Tudor debutoi me humbje në krye të shtabit teknik te Tottenhami. 

Edhe Arsenali “shkatërron” Tottenhamin, shkëputet në tabelë Futboll Arsenali “shkatërron” Tottenhamin, shkëputet në tabelë

Tottenhami është në krizë të rezultateve pasi që e shënoi disfatën e tretë radhazi. Ndërsa në total ishte ndeshja e katërt pa fitore në elitë. 

Arsenali vazhdon të jetë në pozitën e parë me 61 pikë. Manchester City është në pozitën e dytë me pesë pikë më pak, por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. 

Tottenhami e zë vendin e 16-të me 29 pikë.