Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali në presion, përballet me Tottenhamin

Arsenal

Derbi i Londrës veriore mes Tottenhamit dhe Arsenalit do të luhet të dielën nga ora 17:30 dhe i takon xhiros së 27-të të Premier Leagues angleze.

Arsenali pas barazimit në mesjavë me Wolverhamptonin, është në presion pasi ka vetëm pesë pikë më shumë se Manchester City, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç presionit, ndeshjen shumë të vështirë për Arsenalin pritet ta bëj Tottenhami që është në kërkim të pikëve.

Tottenhami ka bërë ndryshime në postin e trajnerit dhe e ka zyrtarizuar Igor Tudorin në vend të të shkarkuarit Thomas Frank.

Frank e la Tottenhamin në pozitën e 16-të me 29 pikë, vetëm pesë më shumë se zona që dërgon në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Arsenali i ka fituar katër ndeshjet e fundit me Tottenhamin.

Tjetër gabim të Arsenalit pret Manchester City, që në shtëpi përballet me Newcastlen të shtunën nga ora 21:00.

City i Guardiolas është në ecuri prej katër fitoreve.

Xhiroja mbyllet të hënën me ndeshjen Everton – Manchester United, që nis në orën 21:00.