Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali e City i kthehen garës për titull

Arsenal

Pas javës jo të mirë në Evropë, Arsenali dhe Manchester City kthehen në Premier League për ta vazhduar garën e fortë për titull.

Pos Arsenalit, që barazoi me Leverkusenin në udhëtim me rezultatin 1:1, dhe Cityt, që u mposht 3:0 në “Santiago Bernabeu” nga Real Madridi, javë të mirë nuk patën as katër ekipet e tjera angleze. Liverpooli u mposht në udhëtim te Galatasaray, 1:0, ndërsa me rezultatin 5:2 humbën Chelsea nga PSG-ja dhe Tottenhami nga Atletico Madridi. Newcastle barazoi me Barcelonën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsenali të shtunën nga ora 18:30 e pret Evertonin, ndërsa City po të shtunën nga ora 21:00 luan në udhëtim te West Ham Unitedi.

Ndeshjet i takojnë xhiros së 30-të.

Arsenali është lider me 67 pikë, gjashtë më shumë se City i vendit të dytë. Por skuadra e Pep Guardiolas e ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Evertoni është në garë për të zënë vend në zonën që dërgon në Evropë për sezonin tjetër, kurse West Hami po lufton për mbijetesë.

Evertoni e ka vetëm një fitore në Premier League në “Emirates”, në vitin 2021. Ndërkohë, City i ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në Premier League ndaj West Hamit.

Chelsea po të shtunën nga ora 18:30 luan ndeshjen e vështirë me Newcastle Unitedin. Chelsea është i pesti me 48 pikë, sa ka edhe Liverpooli në vendin e gjashtë, kurse Newcastle renditet në vendin e 12-të me 39 pikë.

Liverpooli të dielën nga ora 17:30 përballet me Tottenhamin që është në ecuri negative të rezultateve me trajnerin Igor Tudor. Tottenhami po lufton për mbijetesë. Në vendin e 16-të i ka 29 pikë.

Të dielën nga ora 15:00, Manchester Unitedi përballet me Aston Villan. Unitedi ka 51 pikë në vendin e tretë. Edhe Aston Villa ka pikë të njëjta në vendin e katërt.