Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali synon lëvizjen e radhës drejt titullit, derbi të dielën

Arsenal

Arsenali u kthye nga humbja befasuese nga Southamptoni në Kupën FA, me fitore 1:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Sportingut. 

Nuk ishte nata më e mirë për “topçinjtë”, që megjithatë e kryen detyrën me sukses. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani ata kthejnë vëmendjen në Premier League ku synojnë lëvizjen e radhës drejt titullit të kampionit. 
Bournemouthi është mysafir në “Emirates”. Kjo skuadër nuk ka humbur në 10 ndeshjet e fundit, kurse ka shtatë barazime e tri fitore.

Arsenali është lider me 70 pikë, nëntë më shumë se Manchester City që e ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Ndeshja Arsenal – Bournemouth luhet të shtunën nga ora 13:30 dhe i takon xhiros së 32-të. 

Një ditë më pas, të dielën, zhvillohet derbi mes Chelseat dhe Manchester Cityt, nga ora 17:30. 

Chelsea është i gjashti me 48 pikë dhe synon një vend në Champions. 

City është në formë të mirë, pas fitores ndaj Liverpoolit në Kupën FA, dhe në “Stamford Bridge” udhëton me vetëbesim. 

City duhet të fitojë patjetër për të shpresuar në titull. Më 19 prill e luan ndeshjen direkte me Arsenalin në “Etihad Stadium”. 

Liverpooli, në krizë rezultatesh, luan derbin “Merseyside” të dielën nga ora 15:00 në udhëtim tek Evertoni. 

Liverpooli në vendin e pestë i ka 49 pikë, një më shumë se Chelsea. Evertoni i ka 46 pikë në vendin e tetë.