Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anulohen disa gara të Formula 1 këtë vit

Formula 1 i ka anuluar garat e Çmimit të Madh të SHBA-së, Meksikës dhe Brazilit, si rezultat i krizës me koronavirus në ato vende. Me rritjen e shkallës së infektimit në këto tri shtete, drejtuesit e Formulës 1 thonë se do të ishte e papërgjegjshme që këto gara të mbahen. Në vend të kësaj, tri gara tjera në Evropë pritet t’i shtohen kalendarit.

Do të jetë rikthim në Nurburgring në Gjermani, Imola në Itali, ndërsa debutim në Formula 1 do të ketë pista e Portimaos në Portugali.

Grand-Prixi i SHBA-së në Austin, Teksas, ishte e paraparë të zhvillohej më 23 tetor, gara e Meksikës në Mexico City një javë më vonë, ndërsa ajo e Brazilit më 13 nëntor.

Megjithatë, zyrtarët e Formula 1 e kanë pranuar se do të jetë e pamundur që këto gara të zhvillohen.

Artikuj të ngjashëm