Dy gara të Formula 1, ato në Bahrejn dhe në Arabinë Saudite, do të anulohen për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ka shkruar BBC të premten mbrëma.
Zyrtarizimi nga Formula 1 ende nuk është bërë, por pritet që lajmi të bëhet i ditur në ditët në vijim.
Lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin nuk pritet të përfundojë shpejt, dhe kjo ka bërë që dy garat e Çmimit të Madh të anulohen pasi shihen si rrezik.
Asnjëra prej këtyre garave nuk do të zëvendësohet dhe sezoni në Formula 1 do t’i ketë 22 gara në total.
Çmimi i Madh në Bahrejn ishte e paraparë të zhvillohet më 12 prill, ndërsa ajo në Jeddah një javë më pas.
Nëse merret vendimi përfundimtar, atëherë do të ketë pushim pesë javë, prej Çmimit të Madh të Japonisë që zhvillohet më 29 mars deri në Miami më 3 maj.
-
Shtetet e Gjirit anulojnë një takim të planifikuar me Iranin lidhur me Hormuzin
-
SHBA-ja e Irani në testin më të madh të armëpushimit
-
Irani thotë se biletat e tifozëve për ndeshjet e Botërorit i janë anuluar
-
Turqia kthehet në kalendarin e Formula 1
-
Lufthansa anulon 20,000 fluturime të verës për shkak të çmimit të karburantit