Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një shtetas i Shqipërisë në Prizren

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prizren është raportuar se një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Rasti është duke u hetuar.