Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar për shkelje të urdhrit mbrojtës ndaj dy grave

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Dy persona janë dërguar në mbajtje në dy raste të ndryshme pasi dyshohet të kenë shkelur urdhrin mbrojtës ndaj dy grave. 

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari pasi dyshohet t’i jetë afruar adresës së banimit të viktimës. Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq në Fushë-Kosovë i dyshuari duke mos respektuar urdhrin mbrojtjes të lëshuar nga gjykata, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua. Raportohet se ajo ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.