Tri gara tjera të Formula 1 janë anuluar për shkak të ndikimit të koronavirusit. Bëhet fjalë për garat në Azerbajxhan, Singapor dhe Japoni.
Por Formula 1 mbetet e bindur se do të finalizojë orarin me 15 deri në 18 gara për kampionatin e këtij viti. Një kalendar fillestar me tetë gara në Evropë tashmë është publikuar, por orari i plotë pritet të publikohet para garës së parë, që është në Austri prej 3 deri më 5 korrik.
Gara në Azerbajxhan ishte shtyrë për më vonë, por tashmë është anuluar plotësisht. Gara në Singapor është dashur të mbahet më 20 shtator, por është anuluar për shkak të masave të kufizimit që janë në fuqi. Edhe gara e Japonisë është anuluar për arsye të njëjta.
Artikuj të ngjashëm