Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formula 1 vendos për garën e Katarit në kalendarin me ndryshime

Formula 1 do t’i ketë 22 gara këtë sezon si pasojë e komplikimeve që u ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Kalendari me ndryshime ka një vend bosh më 21 nëntor e që do të mbulohet nga Grand-Prixi i parë në Katar.

Katari që do të konfirmohet kur të finalizohet marrëveshja, do të jetë gara e fundit, pas atyre në Meksikë dhe Brazil.

Grand-Prixi në Turqi është vendosur të mbahet më 10 tetor, e që do ta zë garën e anuluar të Japonisë.