Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

F1 anulon garën në Rusi

Formula 1 ka anuluar garën e sezonit 2022 që do të mbahej më 25 shtator në Rusi.

Ngjarjet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që drejtuesit e Formula 1 të anulojnë këtë garë, të cilën pritet ta zhvendosin në Turqi.

“Formula 1 viziton vende në të gjithë botën me një vizion pozitiv për të bashkuar njerëzit duke bashkuar kombet, ne po i shikojmë zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të situatës aktuale.

Formula 1 dhe të gjitha skuadrat diskutuan pozicionin e sportit tonë dhe konkluzioni përfshin pikëpamjen e të gjithë palëve relevante se është e pamundur të mbahet Çmimi i Madh i Rusisë në rrethanat aktuale”, thuhet në njoftimin e Formula 1.

Artikuj të ngjashëm