Sport

Zyrtare: Rusia përjashtohet edhe nga EURO 2024

Përfaqësuesja e Rusisë në futboll është përjashtuar nga eliminatoret për Evropianin 2024, ka njoftuar UEFA.

“Gjitha ekipet ruse janë të suspenduara pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 28 shkurt të vitit 2022, që është konfirmuar edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më 15 korrik të vitit 2022. Rusia për këtë arsye nuk është përfshirë në shortin për eliminatore për Evropianin 2024”, thuhet nga UEFA.

Ekipet ruse e po ashtu edhe përfaqësueset e Rusisë janë përjashtuar nga garat e ndryshme, shkaku i pushtimit rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

Rusia u përjashtua edhe nga Botërori në Katar që do të mbahet këtë fundvit.