Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet ruse mbesin të suspenduara

Ekipet e futbollit të Rusisë mbeten ende të suspenduara nga garat ndërkombëtare, ka njoftuar të enjten Gjykata për Sport në Lozanë.

FIFA dhe UEFA suspenduan skuadrat ruse dhe Përfaqësuesen e Rusisë në shkurt të vitit të kaluar, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Vendimi për suspendimin e tyre më pas u konfirmua më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Apeli i Rusisë kundër këtij vendimi ishte refuzuar.

Federata e Futbollit e Rusisë e pati të drejtën e një tjetër ankese deri më 13 janar të këtij viti, por Gjykata e Sportit në Zvicër ka thënë se një gjë të tillë e ka pranuar më 10 shkurt.

Kështu, gjykata sportive ka vendosur që t’ua vazhdojë suspendimin.

Artikuj të ngjashëm