Rusia mbetet e përjashtuar nga garat evropiane të futbollit, përfshirë Ligën e Kampionëve, pasi Gjykata Arbitrazhe për Sport refuzoi apelin e Federatës së Futbollit të Rusisë dhe katër klubeve, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”, të premten.
CAS-i e mban në fuqi vendimin e UEFA-s dhe FIFA-s që thotë se Përfaqësuesja e Rusisë dhe klubet e këtij shteti janë të suspenduara nga garat.
Ky vendim kishte ardhur pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Rusia ishte përjashtuar edhe nga kualifikimet e Kupës së Botës dhe nga Kampionati Evropian në konkurrencën e femrave.
Klubet ruse nuk do të garojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23.
Artikuj të ngjashëm