Federata e Futbollit e Rusisë është duke shqyrtuar mundësinë e largimit nga UEFA, dhe në të njëjtën kohë bashkimin e saj në Federatën e Futbollit të Azisë, AFC, ka shkruar “Skysports.de” të mërkurën.
Të hënën UEFA vendosi të mos e lejojë Rusinë të konkurrojë për Kampionatin Evropian të vitit 2028 dhe 2032, si dhe ia hoqi të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve dhe në Kampionatin Evropian për femra në këtë verë.
Po ashtu, në edicionin 2022/23, asnjë skuadër e meshkujve apo femrave nuk do të lejohet të marrë pjesë në garat evropiane për klube, përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve.
Federata e Futbollit e Rusisë dhe Qeveria ruse nuk dëshirojnë t’i pranojnë këto sanksione, dhe po planifikojnë largimin nga UEFA.