Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anulohet Grand-Prixi i Singapurit

Çmimi i Madh i Singapurit në Formula 1 nuk do të mbahet këtë vit, ndërsa është duke u kërkuar zëvendësimi i kësaj gare me ndonjë tjetër, shkruan BBC.

Formula 1 dhe autoritetet e Singapurit janë pajtuar se do të jetë e pamundur që kjo ngjarje të mbahet në kontekstin e kufizimit të imigrimit në këtë vend.

Të tjera gara që janë vendosur të mbahen më vonë gjatë këtij viti mund të dështojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Turqia, Kina dhe gara e dytë në Austin në SHBA, janë si opsione që mund të përdoren për zëvendësimin e kësaj gare.