Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perezi fiton garën e Singaporit

Sergio Perez i skuderisë së Red Bullit ishte më i suksesshëm se Charles Leclercu i Ferrarit dhe e fitoi të dielën garën Grand Prix të Formula 1 në Singapor.

Lideri dhe pretendenti për titull kampioni, Max Verstappen, përfundoi i shtati, pas një gare jo të kënaqshme. Ai bëri shumë gabime.

Verstappen mund ta fitojë titullin në Japoni të dielën e ardhshme, por do t’i duhet t’i shkojnë për shtati rezultatet e Perezit dhe Leclercut.

Perezi është nën hetime për një shkelje të rregullit me makinën e sigurisë.

Nëse merr dënim, mund t’i hiqet fitorja.

Lewis Hamiltoni po ashtu pati mbrëmje të vështirë në “Marina Bay”. Përfundoi i nënti pas dy gabimeve.

Podiumin e kompletoi Carlos Sainz i Ferrarit.

Verstappen udhëheq me 341 pikë. 237 i ka Leclerc, ndërsa Perez 235.

Te konstruktorët udhëheq Red Bulli me 576 pikë. Ferrari i ka 439.

Artikuj të ngjashëm